Bien dy qytete të vogla në Ukrainë, rezistojnë heroikisht Kievi dhe Kharkivi. I bëjnë ballë ofensivës ruse Forcat ruse pushtuan dy qytete të vogla në Ukrainën juglindore dhe zonën përreth një termocentrali bërthamor, raportoi të hënën agjencia e lajmeve Interfax.
Ndërkohë që vijon rezistenca e ashpër në qytetet më të mëdha të vendit.
Shpërthimet u dëgjuan para agimit të së hënës në kryeqytetin e Kievit dhe në qytetin e madh të Kharkiv, thanë autoritetet ukrainase. Por, shtuan se përpjekjet e forcave tokësore ruse për të kapur qendrat kryesore urbane kishin dështuar dhe ata ishin zmbrapsur.
Ministria ruse e mbrojtjes, megjithatë, tha se forcat e saj kishin marrë nën kontroll qytetet Berdyansk dhe Enerhodar në rajonin juglindor të Zaporizhzhya të Ukrainës, si dhe zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhya, raportoi Interfax.
Ndërkohë që Ukraina e mohoi që centrali bërthamor të kishte rënë në duart e Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve.
Bien dy qytete të vogla në Ukrainë, rezistojnë heroikisht Kievi dhe Kharkivi. I bëjnë ballë ofensivës ruse./FolDrejt/