Forcat speciale ukrainase publikuan një video të luftëtarëve të tyre që marrin pjesë në betejat për qytetin lindor të Bakhmut, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Videoja tregon vetëm një pjesë të vogël të punës që ushtarët tanë bëjnë në vetë qytetin, atë që mund të shfaqet për publikun. Lufta për qytetin vazhdon”, thuhet në përshkrimin e videos.
Që nga gushti 2022, Rusia është përpjekur të kapë Bahmutin, ku u përball me rezistencë të ashpër ukrainase. Udhëheqësi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, pretendoi se trupat e tij kontrollonin qendrën e qytetit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ukrainase do të tërhiqen nga Bakhmut për të shmangur rrethimin nëse është e nevojshme, por ende nuk është duke e vlerësuar nevojën për këtë.