Necati Utku Kiraz, me emrin e koduar Azat Kendal, ishte në kategorinë e portokalltë të listës së personave të kërkuar të Türkiye-s, njoftoi Ministria e Brendshme.
Forcat turke të sigurisë neutralizuan dy terroristë të PKK-së, njëri prej të cilëve ishte në kërkim nga Interpoli, njoftoi sot ministri i brendshëm i vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Suleyman Soylu shkroi në Twitter se Necati Utku Kiraz, me emrin e koduar Azat Kendal, ishte në kategorinë e portokalltë të listës së personave të kërkuar të Türkiye-s, dhe gjithashtu i kërkuar nga Interpoli, pasi ishte komplotues i krimeve të shumta të lidhura me terrorin.
Ministri i Brendshëm tha se pas një periudhe të monitorimit të tij, terroristi u neutralizua nga agjencia e inteligjencës, policia lokale dhe njësitë e xhandarmërisë në provincën juglindore Diyarbakır.
Lista e të kërkuarve është e ndarë në pesë kategori të koduara me ngjyra, ku e kuqja është më e kërkuara, e ndjekur nga e kaltra, e gjelbra, portokallia dhe grija.
Së bashku me Kirazin, është neutralizuar edhe një terrorist tjetër, shtoi Soylu.
Forcat turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur./FolDrejt/