Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 29 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar në rajonet e “Burimit të Paqes”, “Degës së Ullirit” dhe “Mburojës së Eufratit” në veri të Sirisë.
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 29 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar në rajonet e “Burimit të Paqes”, “Degës së Ullirit” dhe “Mburojës së Eufratit” në veri të Sirisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën nga ministria thuhet se “Ushtarët hero vazhdojnë t’u përgjigjen në mënyrë të dyfishtë sulmeve dhe tentativave të sulmit të terroristëve. Në një operacion të suksesshëm u neutralizuan 29 terroristë të PKK/YPG-së që hapën zjarr provokues në rajonet e ‘Burimit të Paqes’, ‘Degës së Ullirit’ dhe ‘Mburojës së Eufratit’ në veri të Sirisë”./FolDrejt/