Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se një terrorist i PKK/YPG-së është kapur i plagosur në tentativë për të shënjestruar civilët e pafajshëm në një sulm me motoçikletë të ngarkuar me eksploziv në qytetin Tel Abyad në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Terroristi i PKK/YPG-së i cili po përgatitej të sulmonte civilët e pafajshëm me motoçikletë të ngarkuar me eksploziv në Tel Abyad u kap i plagosur nga komandot tona”, tha ministria në një njoftim në Twitter.
Ministria tha se eksplozivët e terroristit janë asgjësuar nga ekspertët e mjeteve shpërthyese.