Lufta në Siri nuk ka grumbulluar vetëm ushtarë të huaj për ISIS, por edhe për komunistët e YPG. Rreth 270 ushtarë të huaj gjermanë kanë luftuar krah për krah kurdëve të YPG në Siri dhe Irak, shkruan një raport i intelegjenvëc së BfV, informon foldrejt.com.
Prej tyre janë vrarë sëpaku 22 persona, kryesisht nga forcat turke. Mes të vrarëve janë edhe Jakob Riemer, Sarah Handelmann dhe Michael Panser. Këto të fundit njiheshin nga autoritetet gjermane si ekstremistë të majtë.
Pavarësisht se kurdët komunistë të PKK janë shpallur si terroriste nga Perëndimi, përsëri ajo ka rreth 14.500 ndjekës në Gjermani. Kjo shpesh ka çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Berlinit.
Përndryshe ofansiva turke në Sirinë Veriore u kundërshtua nga të gjithë shtetet perëndimore dhe vendet arabe në përjashtim të Katarit./Foldrejt.com