Ukraina njoftoi sot se trupat e saj kanë pushtuar fshatin e katërt në një grup vendbanimesh në juglindje, një ditë pasi u njoftua se ishin arritur sukseset e para të vogla të një kundërofensivë kundër forcave ruse.
Videot e pa verifikuara të postuara në mediat sociale tregojnë ushtarë ukrainas duke ngritur flamurin ukrainas në fshatin Storozhevo në rajonin e Donetsk dhe ministri i mbrojtjes duke falënderuar brigadën e 35-të të marinsave për atë sukses ushtarak, raporton Reuters.
Ukraina shpreson të rimarrë pjesë të vendit në lindje dhe jug dhe të kërcënojë urën tokësore që Rusia përdor për të furnizuar gadishullin e okupuar të Krimesë, transmeton Fol Drejt.