Burime të shumta ushtarake dhe sigurie afgane i thanë Foreign Policy se anëtarët e Korpusit Komando të Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit thonë se po kontaktohen me oferta për t’u bashkuar me ushtrinë ruse për të luftuar në Ukrainë, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Përpara se SHBA-ja t’ua dorëzonte Afganistanin talebanëve në gusht 2021, SHBA shpenzoi pothuajse 90 miliardë dollarë për ndërtimin e Forcave të Mbrojtjes Kombëtare dhe Sigurisë Afgane. Komandot ishin trajnuar nga Forcat e Marinës së SHBA-së dhe Shërbimi Special Ajror Britanik. Pas tërheqjes së SHBA-së, 20,000 deri në 30,000 komando vullnetare u lanë pas.
Një ish-zyrtar i lartë afgan i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se integrimi i tyre në ushtrinë ruse “do të ishte një ndryshim i lojës” në fushën e betejës në Ukrainë. Një zyrtar tjetër, i cili ishte gjithashtu një oficer komando afgan, i tha Foreign Policy se ai është i sigurtë se grupi mercenar rus Wagner qëndron pas rekrutimit të forcave speciale të Afganistanit nga Rusia. /FolDrejt/