Kosovarët duket se s’po e dinë ku t’ua bëjnë vendin 100 eurove që pritet t’i marrin dhuratë nga qeveria.
Megjithëkëtë, dikush filloi të bëjë plane se si do t’i shpenzojë duke ironizuar në rrjete sociale se me to mund t’i blejë 12.5 kg speca.
E dikush me paratë që i premtoi Kurti po planifikon pushime në Turqi.
Ndërsa, dikujt monedha 100-she as që do t’i bie në dorë, pasi do t’i ndalet në bankë për kredi.
Këto janë vetëm disa nga idetë e qytetarëve se si do t’i shpenzojnë monedhat nga pako e ndihmës financiare qeveritare, derisa të tjerat mund t’i ndiqni në kronikën e mëposhtme.