Milan është nikoqir i Interit në kuadër të xhiros së pestë në elitën e futbollit italian Serie A.
Do të jetë kjo hera e parë që dy skuadrat takohen në edicionin e ri në Derby della Madonnina.
Rossonerët në këtë takim vijnë pas katër ndeshjeve të para ku kanë marrë dy fitore e dy barazime.
Në anën tjetër Inter në katër sfidat e para kanë grumbulluar nëntë pikë duke fituar tri sfida e duke humbur një tjetër.
Stefano Pioli do t’i qëndroj besnik formacionit 4-2-3-1, ku Rafael Leao, De Ketelaere dhe Junior Messias do të jenë mbështetës të Olivier Giroud në sulm.
Ndërkohë Interi ka mungesën e madhe e cila është ajo e Romelu Lukakus e vendin e belgut do ta zë Edin Dzeko.
Formacionet e mundshme:
Milan: Maignan; Hernandez, Tomori, Kalulu, Calabria; Tonali, Bennacer; Leao, De Ketelaere, Messias; Giroud
Inter: Handanovic; Bastoni, de Vrij, Skriniar; Gosens, Barella, Brozovic Calhanoglu, Dumfries; Dzeko, Martinez