Formati i ri i Kupës së Botës për vitin 2026 do t’i ketë 48 kombëtare, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell Fol Drejt.
Kompeticioni prestigjioz poashtu do t’i ketë 104 ndeshje në total, me 48 kombëtare të ndara në 12 grupe me nga 4 kombëtare dhe 3 ndeshje për të luajtur.
2 kombëtaret më të mira në secilin grup do të kualifikohen për në fazën tjetër, + 8 skuadrat më të mira të vendit të tretë nga secili grup. /FolDrejt/