Pas ecejakeve të pafundme të gjykatave më në fund Apeli vendosi që Lëvizja BESA të jetë në pronësi të grupit të Bilall Kasamit, kurse shumica e (ish) partisë së Lëvizjes BESA me tre deputetët – Afrim Gashi, Nexhbedin Kahramani dhe Rexhep Memedi – dhe me ministrin e kulturës Asaf Ademi tashmë kanë krijuar partinë e re që do quhet AlternAtivA, për të na kujtuar tre A-të: Autentike, Autokton dhe Autonom.
Tashmë do shohim se çfarë do bëhet me grupin parlamentar të Lëvizjes BESA ose nëse AlternAtivA do gjejë edhe dy deputetë për të krijuar grup të vetin parlamentar.
Kjo parti gëzon mbështetje veçanërisht në Çair të Shkupit./Foldrejt.com