Një qeveri e re është formuar në Kuvajt, e kryesuar nga Sheikh Ahmad Nawaf al Ahmad al Sabah, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve kuvajtiane KUNA.
Siç raporton Reuters, biznesmeni Saad al-Barak u emërua ministër i ri i naftës, në një qeveri që përfshin 15 ministra, ndërsa Manaf Abdulaziz al-Hajri u rizgjodh në postin e ministrit të financave.
Shejh Ahmad al-Fahad al-Ahmed al-Sabah u emërua Ministër i Mbrojtjes, transmeton Fol Drejt.