Tani është zyrtare, Formula 1 është planifikuar të fillojë sezonin e ri në 5 korrik në Spielberg (Austri).
Chase Carey, shefi i garave në Formulen 1, tha të hënën në mëngjes: “Qëllimi ynë është të fillojmë në Evropë me garat në korrik, gusht dhe fillim të shtatorit, me garën e parë në Austri në fundjavën nga 3 deri në 5 korrik.
Carey planifikon të ketë “15-18 gara” deri në fund të sezonit. Kjo duket e mundur vetëm nëse garat bëhen me orar të dyfishuar në Austri dhe dy javë më vonë në Silverstone supozohet të ketë dy ngjarje brenda disa ditësh.
Bosët e F1 gjithashtu kanë në mendje pjesën tjetër të sezonit. Një gjë është e qartë, do të ketë një kampion bote këtë vit, sezoni nuk do te bartet në vitin tjetër.
Dy garat e fundit në Bahrein dhe Abu Dhabi janë planifikuar të zhvillohen në dhjetor, me finalen e sezonit që do mbahet në Abu Dhabi.
SPORT BILD kishte raportuar tashmë në fillim të Prillit për një kalendar të ri të mundshëm garash me 16 gara dhe fundin e sezonit në 13 dhjetor.//FolDrejt