Sipas drejtorit sportiv të Formula 1, Ross Brawn, sezoni 2020 i këtij sporti mund të nisë në tetor.
Pavarësisht kësaj, edhe me një minimum garash, Formula 1 është në gjendje të zhvillojë një kampionat dhe të shpallë një kampion.
“Afati i fundit për të nisur botërorin është tetori. Kjo do të na jepte mundësi të zhvillonim një minimum garash, 8 të tilla, për të shpallur një kampion. Ky botëror mund të përfundonte në janar”, ka thënë Ross Brawn.
Ai pranoi se përhapja e koronavirus në të gjithë botën ka krijuar problem. “Po shohin anën logjistike në çdo vend për të bërë të mundur zhvillimin aty të një gare. Jo vetëm për të zhvilluar një garë në pistë, por edhe për të sjellë njerëz”, ka deklaruar Brawn.
Ai konfirmoi se objektivi është që botërori të nisë në korrik dhe, në këtë mënyrë, botërori 2020 të ketë 18 apo 19 gara, duke riprogramuar kalendarin.