Një doktor në Spitalin Rajonal të Gjilanit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me dyshimet për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.
Kjo pasi një femër raportoi në polici se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë në këtë spital foshnja e saj ka vdekur.
Policia konfirmoi se foshnja është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës.