Gentian Shehu është personi i cili e goditi Sali Berishën gjatë protestës së sotme.
Nuk dihen arsyet e këtij veprimi, por burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë, përcjell Fol Drejt.
Pasi qëlloi me grusht në fytyrë kreun e PD, Shehu u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe protestuesit e tjerë që kishin dalë në shesh./FolDrejt/