Bradley Manion, 5 vjeçar, ka pësuar një lëndim të rëndë në fytyrë, pasi qeni i familjes e kafshoi ndërsa ndodheshin në dhomën e tij të fjetjes.
Prindërit e Manion që jetojnë në Misuri të ShBA-ve thanë se dëgjuan zëra nga dhoma e gjumit dhe kur u futën, shihej gjak në të gjitha anët, ndërsa qeni e mbante të kafshuar dhe nuk e linte të ikte, transmeton Fol Drejt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 8 janar.
The Sun shkruan që babai dhe nëna e vogëlushit, pas kësaj ngjarjeje të rëndë, vendosën ta eutanazonin qenin./FolDrejt/