Shinzo Abe, ish kryeministër i Japonisë, është qëlluar me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara, sipas mediave ndërkombëtare, transmeton Fol Drejt.
Një bashkëpunëtor i afërm i tij, pas sulmit, duke iu referuar ekipit të mjekëve tha se 67-vjeçari “nuk po tregon shenja jete”.
Më pas u tha se Shinzo Abe kishte pësuar vdekje klinike.
Megjithatë, në deklaratat e tij të fundit, kryeministri aktual i vendit, Fumio Kishida , tha se paraardhësi i tij ndodhet në spital “në gjendje kritike”.
Pas lajmit tronditës zyrtarë nga e gjithë bota kanë reaguar dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të sinqertë për familjen e ish-kryeministrit.
Përfundimisht, plagët e tij ishin aq të mëdha, sa që ishte e pamundur t’i ndalohej gjakderdhja – thanë zyrtarët nga spitali.
Për vdekjen e tij kanë reaguar një varg figurash të njohura politike nga e gjithë bota./FolDrejt/