Tre fëmijë dhe shtatë të rritur janë raportuar të vdekur, pasi një zjarr kaploi shtëpinë e tyre në Pensilvani. Zjarrfikësit nuk ia dolën t’i ndihmonin banorët e shtëpisë, ndërsa njëri prej tyre u trondit kur kuptoi se bëhej fjalë për familjarët e tij, transmeton Fol Drejt.
Policia e Shtetit të Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës 5, 6 dhe 7 vjeçe.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por besohet se ai filloi në verandën e shtëpisë, mëngjesin e së premtes.
Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.
Sipas tij, tre fëmijët që vdiqën, dy djem dhe një vajzë, nuk jetonin në atë shtëpi por kishin shkuar mysafirë./FolDrejt/