Një grua që po përpiqej të hipte në një automjet të drejtuar nga i dashuri i saj në Brooklyn të dielën në mëngjes, ra në tokë kur ai filloi të largohej dhe u godit për vdekje nga një automjet i dytë, thanë policët, transmeton Fol Drejt.
Sipas NYP, 46-vjeçarja po përpiqej të hipte në sediljen e pasme, para se ajo të rrëshqiste dhe të rrëzohej në rrugë, thanë policët. Më pas, ajo u godit nga një SUV që po udhëtonte në St. Johns Place. Shoferi i dyshuar, u largua pasi e goditi, tha policia.
Po sipas autoriteteve, i dashuri 48-vjeçar nuk e kuptoi se gruaja po përpiqej të hipte në veturë.
Policia është në kërkim të shoferit./FolDrejt/