Një 59 vjeçare nga Gjeorgjia është gjetur e vdekur në një luginë, dy ditë pasi ishte larguar nga shtëpia, shkruan Fol Drejt.
Sipas New York Post ajo i dërgoi vajzës së saj 2,385 dollarë bashk me mesazhin rrëqethës: Ata nuk do të më lënë të shkoj, të dua!
Ajo është gjetur e vdekur pranë veturës së marr me qira, disa ditë pas mesazhit.
Trupi i Debbie Collier, 59 vjeç, u gjet më 11 shtator – dy ditë pasi ajo doli për herë të fundit nga shtëpia e saj në Athinë me një SUV të marrë me qira, raportoi 11Alive.
Vajza e saj, Amanda Bearden, u tha policëve se Collier, ishte larguar nga shtëpia e saj vetëm me patentën e shoferit dhe një kartë bankare.
Automjeti i saj u gjurmua dhe u gjet rreth 60 milje larg nga shtëpia dhe një ekip K-9 i Zyrës së Sherifit të Qarkut Habersham gjeti trupin e gruas aty pranë.
Hetuesit po e trajtojnë vdekjen e saj si një vrasje, ndërsa dyshohet se krejt kjo ngjarje tragjike mund të ketë ardhur si rezultat i një rrëmbimi./FolDrejt/