Sot paradite janë raportuar të shtëna në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, ku për rrjedhojë kanë mbetur të vdekur 9 persona, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportimeve të mediave serbe, një 14 vjeçar ka qëlluar ndaj nxënësve, një mësuesi dhe një roje sigurie.
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka konfirmuar se janë vrarë tetë nxënës dhe një roje, si dhe janë plagosur gjashtë fëmijë dhe një mësues.
N1 raporton e një vajzë që iu nënshtrua një operacioni në spital në Trishova, është në rrezik për jetën./FolDrejt/