Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur propozimin e partisë që drejton lidhur me koeficientin për rritjen e pagave, e që është 125.
Abdixhiku ka vlerësuar se ky propozim është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord në Kosovë.
“Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend.”, ka thënë Abdixhiku më tej.
“Zgjidhja është e qartë.
Koeficienti 125.”, ka shtuar ai./FolDrejt/