Një aksident i rrezikshëm është raportuar të ketë ndodhur në autostradën “Ionia Odho” në Greqi, shkruan Fol Drejt.
Me këtë rast, sipas të dhënave të para, ka pësuar keq një 60 vjeçar shqiptar, i cili është lënduar rëndë.
Sipas përshkrimit të ngjarjes, ky aksident erdhi si rrjedhojë pasi një automjet kishte ndalur në rrugë për arsye të panjohura, për t’u goditur ashpër nga një tjetër i cili po lëvizte me shpejtësi, duke bërë vetura e parë të devijojë e të përplaset me barrierat anësore.
Si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit 60-vjeçar me origjinë shqiptare, ndërsa pasagjerja ka marrë lëndime të lehta.
Identiteti i të lënduarve, nuk është bërë i ditur./FolDrejt/