Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier është duke e zhvilluar një takim me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Fol Drejt.
Më saktësisht, takimi është duke u mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit, por ai është i mbyllur për media.
Për më tepër, takimi ka një orë që ka filluar, por nuk dihet se për çfarë është duke u diskutuar./FolDrejt/