Fundi i oqeanit është i mbushur me mbetje anijesh të ndryshme. Disa tërhiqen nga uji për t’u hulumtuar në tokë, ku shumica duhet të zbulohen ndërsa disa tërhiqen nga uji për t’u hulumtuar në tokë, ndërsa të tjerë lihen në vend për t’u bërë shtëpia e specieve ujore.
Megjithatë, në gjirin Homebush, afër Sidneit në Australi, një anije e vjetër shërben për një qëllim krejtësisht tjetër, duke tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të botës që vijnë për të fotografuar pamjen e bukur dhe të pazakontë. Dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një pyll lundrues i Gjirit Homebush.
Anija shekullore SS Ayrfield është kthyer në një pyll të gjelbëruar në kuvertën e saj të braktisur, me pemë që mbulojnë pjesën më të madhe të anijes, duke krijuar një pamje fantastike – qoftë në dritën e ditës apo gjatë natës.
Historia pas pamjes së pazakontë
Gjiri Homebush, edhe pse i bukur tani, ishte dikur një vend depozitimi për anijet dhe mbeturinat. Prania e kaq shumë ndotësve në ujë ka çuar në ndalimin e peshkimit në pjesën më të madhe të portit të Sidneit.Por në vitet 1980, u bënë ndryshime për të rivendosur zonën dhe gjiri filloi të “shërohej”.
Aq sa, siç raporton grunge.com, ligatinat e mangrove dhe kriporet janë rikthyer. Dhe disa nga ato mangrove përfunduan në Ayrfield duke krijuar pyllin lundrues.
Çfarë bëri anija Ayrfield para se të bëhej e famshme në Instagram
E ndërtuar në vitin 1911 në Mbretërinë e Bashkuar, SS Aryfield ishte një anije prej çeliku që përdorej për të transportuar furnizime për trupat amerikane në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas Amusing Planet. Pas luftës, anija u përdor në industrinë private derisa u dekomisionua në 1972.
Nga të gjitha atraksionet e mahnitshme të Sidneit si Teatri i Operas dhe Kopshti Botanik Mbretëror, Urban List rekomandon të siguroheni që Pylli lundrues i gjirit Homebush të jetë në ‘listën tuaj të vizitave’. Faqja sugjeron lexuesit e saj të vizitojnë ose në lindjen e diellit ose në perëndim të diellit për pamjen më të mirë./abcnews.al