Një person ka përfunduar në prangat e policisë nën dyshimet për dhunë në familje, teksa është konfiskuar edhe një armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sllovi të Lipjanit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
“Arrestimi i personi të dyshuar për veprën dhunë në familje, është realizuar në fshatin Sllovi të Lipjanit.
Pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë ku janë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë zjarri AK-47
– tre karikatorë dhe
– 94 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.”, shtohet tutje./FolDrejt/