Një autobus shkolle që transportonte fëmijë u përplas, me një kamion gjysmë-rimorkio, e më pas u rrotullua, duke lënë të lënduar dhjetëra nxënës që ndodheshin në at moment brenda, shkruan Fol Drejt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë të martë.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 16:00. në një autostradë rurale pranë Champion, ndërsa autobusi po i bartte fëmijët nga shkolla për në shtëpi, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Chase.
Autobusi i shkollës bëri një kthesë majtas dhe u përplas me kamionin, i cili po tërhiqte një rimorkio plot me grurë. Nga përplasja bëri që autobusi të rrotullohej nga ana e shoferit.
Kamioni vazhdoi një rrugë të shkurtër përpara se të dilte jashtë rrugës e të kalonte një kanal.
Njëmbëdhjetë nxënës të moshës 6 deri në 15 vjeç ndodheshin në autobus në momentin e përplasjes. Ata, bashkë me shoferët, u dërguan me urgjencë në Spitalin e Qarkut Chase. Tre nga fëmijët u dërguan më vonë në qendrat rajonale të traumës.
Shoferi i autobusit ishte një burrë 39-vjeçar nga Champion, ndërsa shoferi i kamionit ishte një 20-vjeçar nga Venango.
Rasti, sipas New York Post, është duke u hetuar./FolDrejt/