Përkundër paralajmërimit për largimin e barrikadave në veri të vendit, sot ende nuk është ndërmarr asnjë hap për largimin e tyre, shkruan Fol Drejt.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq paralajmëroi mbrëmë se heqja e barrikadave do të nisë sot në orët e mëngjesit, por mëngjesin e së enjtes dy kamionët e vendosur tek vendi i quajtur “Kërshi i Dudës” nuk janë larguar nga vendi.
Për më shumë atyre u është vënë zjarri duke u bërë shkrumb e hi.