Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Haki Abazi, është rreshtuar me ata që po e kritikojnë Kryeministrin Albin Kurti, i cili dje e përkujtoi Oliver Ivanoviqin, i vrarë pesë vite më parë, në rrethana të dyshimta, shkruan Fol Drejt.
“Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda.
Po pyes si i erdhi radha Oliver Ivanovic-it?
…ndërkohë që aktin e ushtarit të FSK e e gjykuam si krim barbar, ende pa ditur asnjë gjë” – ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook.
Sot kanë qarkulluar video të intervistave të mëhershme të Kurtit, i cili dikur vetë e cilësonte Ivanoviqin si një kriminel lufte./FolDrejt/