Elbert Krasniqi, ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vizituar përsëri veriun e vendit, raporton Fol Drejt.
Për këtë vizitë befasuese, siç ka njoftuar ai vetë: “në terren në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Sot kam vizituar Komunën e Leposaviqit, gjegjësisht Cerrajën, Bistricën dhe Kushtovën si dhe Zyrën për Komunitete, për të diskutuar me banorët e këtyre zonave për sfidat e tyre dhe mundësitë për përkrahje dhe zhvillim” – ka njoftuar Krasniqi.
Për më shumë, ai e ka bërë të qartë edhe qëllimin:
“MAPL, do të vazhdojë të mbështes projekte komunale në të mirë të qytetarëve, duke pas për qëllim përmirësimin e kushteve të qytetarëve pa dallim.”
Ua kujtojmë se kjo vizitë e Krasniqit në veri të vendit, po realizohet brenda një kohe të shkurtë, pas një tjetre të realizuar para pak javësh./FolDrejt/