20-vjeçari Jude Bellingham, është në formë të lartë te Reali që kur erdhi nga Borussia Dortmund këtë verë për një kompensim prej 103 milionë eurosh.
Mesfushori shënoi 15 gola dhe 4 asistime në 17 ndeshje, duke e bërë atë futbollistin kryesor të Bernabeut. Çdo lëvizje e tij ndiqet me vëmendje, ndaj tifozët kanë vënë re se ai luan me qorapa të grisura.
Para ndeshjes së fundit kundër Granadës, kamerat e kapën duke i prerë vetë me gërshërë, pasi arbitri kontrolloi pajisjet e lojtarit. Shumë tifozë të Realit pyesin veten pse e bën këtë. Përgjigja është se e bën këtë për të lehtësuar presionin që ushtrojnë çorapet e ngushta në atë pjesë të këmbëve. /FolDrejt/
Image: Jude Bellingham cutting holes in his socks before the game last night.
— @SQuirante pic.twitter.com/MVBAKyKPbP
— Madrid Universal (@MadridUniversal) December 3, 2023