Takimi në Bruksel ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE), duket se ka filluar në një atmosferë të ngrohtë, shkruan Fol Drejt.
Në fotot e shkrepura në çastet e para të takimit, shihet Shefi për Punë të Jashtme i BE-së Josep Borrell, duke i shërbyer me çaj Kryeministrit Kurti.
Në fokus të takimit mbetet plani Franko-Gjerman, për të cilin Kryeministri Kurti ka thënë se është bazë e mirë për vazhdimin e dialogut./FolDrejt/