Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Foto/ Bukuritë e heshtura të Blinajës

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME, SHKRIMET TUA
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Me 32 liqej brenda, livadhe të shumta, male e fusha nën simfoninë shumëngjyrëshe natyrore, Parku i Blinajës është njëra nga vendet më panoramike në Kosovë. Larg zhurmave të qytetit e i rrethuar me tel mbrojtës skaj më skaj shtrirjes gjeografike, Blinaja mbetet njëra nga ambientet më atraktive për vizitorë, ndonëse akoma ruhet me masa sigurie nga rojet e pyllit e në hyrjen kryesore të saj.

Nga Gëzim Olluri

Posa të hysh tek porta kryesore, nga e majta të rrokin sytë një liqe. Rruga përskaj liqenit, dërgon në udhë të tjera shumëkahëshe e të cilat lidhen me mjedise të tjera të parkut që gjendet 32 kilometra larg nga kryeqyteti, Prishtina.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Blinaja i takon llojit kodrinor malor me lartësi mbidetare prej 600 deri në 850 metra mbi nivelin e detit dhe vazhdon të mbetet njëra nga bukuritë natyrore që ende nuk është vizituar nga turistët në thellësi të zonave malore. As Komuna e Lipjanit ku gjendet zona e Blinajës e as Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës nuk kanë pasur ndonjë plan konkret deri më tash sesi ta shndërrojnë në atraksion turistik zonën me 2 mijë e 795 hektarë territor.

Emërtimin e ka marrë shkaku i drurit “Bliri” që shtrihet në gjithë sipërfaqen që përshkon pyjet e Blinajës, ndërsa mbikëqyret përmes Drejtorisë për Menaxhim me Kafshë të Egra, Gjueti, Kullosa dhe Eko-Turizëm (DMKE) në kuadër të Agjencisë Pyjore e Kosovës (APK) nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Kurse pjesa më e madhe në aspektin administrativ i takon Komunës së Lipjanit.

Fillesat e themelimit të saj datojnë nga viti 1936 kur janë filluar grumbullimet e informacioneve, ndërsa është themeluar në vitin 1957. Periudhën më të vështirë, Blinaja e ka pasur gjatë represionit dhe masave të dhunshme serbe nga viti 1992 deri në vitin 1999, kur të gjitha ekonomitë pyjore për menaxhim ishin lënë jashtë Kosovës dhe ishin futur dhunshëm dhe pa të drejtë në ndërmarrjen publike “Srbijašume” me seli në Beograd, qytet jashtë Kosovës dhe trojeve shqiptare, duke e vështirësuar përtej ekstremeve menaxhimin e pyjeve, florës dhe faunës. Ndërsa, më 9 Shkurt 2009, është rithemeluar nga institucionet e Republikës së Kosovës me vendim nga MBPZHR dhe bazuar në vendim e në aspektin ligjor, quhet Vend Gjuetia e Rëndësisë së Veçantë (VGJRV “Blinaja”).

Pjesa më e madhe përbëhet nga pyjet me një hapësirë prej 2 mijë 625 hektarë, kurse 165 hektarë janë tokë bujqësore, derisa 5 hektarë e përbëjnë hapësirat ujore. Infrastruktura rrugore me një perimetër prej 70 kilometrash përshkon të gjitha ambientet brenda Blinajës derisa 40 kilometra janë rindërtuar në dhjetët vitet e fundit dhe janë në gjendje të mirë, kurse hyrja në fillim të malit është e asfaltuar.

I gjithë vendi është i rrethuar me tel mbrojtës nga vitet 1987-1988 kur edhe është përfunduar rrethoja me një gjatësi prej 34 kilometrash, kurse brenda parkut gjenden 88 vëzhgimore e të cilat shërbejnë për vështrimin e pyllit. Duke qenë se një pjesë e rrethojës është dëmtuar edhe shkaku i vjetërsisë, për rrethojën e re sipas llogarive nga institucioni përgjegjës, duhen rreth dy milionë euro. “Për shkakun e vjetërsisë, një pjesë e rrethojës ka filluar të dëmtohet dhe sipas llogarive të çmimeve në tregun aktual, ndërtimi i ri kushton dy milionë euro dhe pritet të bëhet në kuadër të kornizës afatmesme për shpenzime 2023-2025”, thotë Xhavit Statovci, Drejtor në DMKE.

Nga ana tjetër, bota bimore ngërthen shumëllojshmëri të llojeve bimore nga pishat, bliri dhe llojet e tjera drusore, ndërsa botën shtazore e dominojnë dreri i kuq, dreri i murrmë, dreri kaproll, derri i egër, lepujtë, ketri, dhelpra dhe disa lloje të tjera të botës shtazore që në numër të përgjithshëm, numri i kafshëve të egra është rreth 700, andaj brenda zonës gjenden edhe 12 vende për ushqimin e kafshëve, 6 depo ushqimi dhe rreth 30 vende për menaxhimin e peshkut që është i pranishëm në disa liqej. Sa i përket botës ujore, Blinaja ka 32 liqej të cilët kanë madhësi dhe thellësi të ndryshme nga njëri-tjetri për akumulimin e ujit e që nevojitet për kafshë të egra.

Megjithëse vizitat janë reduktuar, për ta vizituar Blinajën, qytetarët duhet të pajisen me leje nga Agjencia Pyjore e Kosovës, më saktësisht duhet kontaktuar në DMKE paraprakisht. Në të shumtën e rasteve lejohen vizitat për qëllime hulumtuese e shkencore, vizita nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, vizita nga Njësia Speciale Policore e Kosovës, vizita nga Njësia e Forcave të Sigurisë së Kosovës, vizita nga organizatat ndërkombëtare që janë të akredituara në Republikën e Kosovës dhe vizita nga çiftet me rastin e fejesës ose martesës për realizimin e sesioneve forografike.

Lufta e fundit gjenocidale nga Serbia më 1998-1999 ka shkaktuar dëme të mëdha brenda Blinajës për botën shtazore dhe është dëmtuar rrethoja. “Meqenëse zona ishte vijë frontale mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër forcave kriminale të ish-okupatorit, Serbisë, janë dëmtuar rreth tre mijë metra rrethojë dhe janë vrarë shumë kafshë nga forcat paramilitare serbe dhe i kanë përdorur për ushqime”, thekson drejtori nga DMKE.

Për ta bërë Blinajën një vend turistik, sipas Statovcit, mund të krijohet një zonë rekreative për vizitorë dhe se tashmë është i gatshëm edhe Programi Zhvillimor për Blinajën i financuar nga FAO (Organizatë për Ushqime dhe Agrokulturë). “Është e nevojshme krijimi i një zone të caktuar, e cila do të ishte e kufizuar me rrethojë nga pjesa tjetër e VGJRV në Blinajë. Tashmë është gati Programi Zhvillimor për Blinajën i financuar nga FAO, ku është parashikuar zona rekreative e qasshme dhe pa pengesa për vizitorë. Madje është caktuar edhe sipërfaqja, mirëpo mbeten pengesë edhe kushtet buxhetore sepse deri më tani nuk janë dhënë mjete nga Ligji për Buxhet i Republikës së Kosovës”, përfundon Statovci.

Në çdo stinë të vitit, pylli i Blinajës gërsheton në vete veçanti të llojllojshme bukurish që ofron natyra, ama, stina e pranverës dhe ajo e vjeshtës i ofrojnë një imazh ndryshe. Ajri i pastër dhe larg qendrave gjithë betonim, veshja e maleve me një mori ngjyrash të shumta që ofron vjeshta ose stina pranverore kur gjelbrimi arrin të mbuloj fushat, krijojnë mbresa të veçanta shpirtërore./FolDrejt/

Tags: Gëzim OlluriKosoveParku BlinajaPrishtineReportazh
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

INSID në Prishtinë lanson kampanjën: Mendo

Lajmi tjetër

Foto/ FSK-së i shtohen edhe 251 ushtarë të rinj

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM