Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla mori pjesë në ceremoninë e pranim- dorëzimit të donacionit nga Republika Federale e Gjermanisë për Policinë e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Ky donacion në vlerë rreth 500 mijë euro është i dedikuar për Policinë Kufitare dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit mbi dy dekada që kanë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Gjermanisë.
Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Svecla falënderoj qeverinë qjermane dhe shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer ndër vite në mes të dy shteteve.
Ministri Sveçla tha se donacioni nga qeveria gjermane që ka dhuruar me pajisje e fundit moderne për policinë kufitare do të lehtësojë punën dhe do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, mallrave, të kontrabandës dhe krimit.
Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se në korrik është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit të projektit ,,SCOPE” për partneritetet e Përbashkëta Evropiane në mes të Policisë Federale Gjermane dhe Policisë së Kosovës dhe qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i informacioneve për migracionin e paligjshëm, lëvizjet e paligjshme dhe të organizuara të njerëzve, falsifikimin e dokumenteve dhe aktivitet që lidhen me emigrimin e paligjshëm.
Kjo marrëveshje parasheh edhe ngritjen e hetimeve paralele dhe ekipeve të përbashkëta të hetimit në mes të dy policive, përdorimit të dosjeve të SIENA-s dhe EUROPOLIT./FolDrejt/