Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar se moti gjatë dy ditëve në vijim, do të karakterizohet me diell dhe vranësira, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-23 gradë Celsius.
Maksimalet e ditës, ndërkaq, parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius. Do të
fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s./FolDrejt/