Në takimin e ftuar nga Kryeministri Albin Kurti me liderët opozitarë, Ramush Haradinaj është parë duke dalë i pari nga ndërtesa e qeverisë, raporton Fol Drejt.
Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media, ndërsa në takim është diskutuar për situatën në veri.
Serbët e Kosovës, të nxitur nga Beogradi zyrtar, ka qe disa ditë që i kanë dorëzuar detyrat, duke i braktisur në këtë mënyrë institucionet e Kosovës.
Këtij dorëzimi masiv i ka paraprirë Lista Serbe e cila hapur ka deklaruar se i përgjigjet Beogradit zyrtar dhe jo Prishtinës./FolDrejt/