Mediumi serb Danas ka cituar Vlora Çitakun e cila në një reagim të saj në rrjetet sociale ka thënë se sot merr fund kauza e fundit nëpërmjet së cilës është ngritur Albin Kurti në pushtet, shkruan Fol Drejt.
“Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë” – ka shkruar ajo.
Çitaku në fakt ka paralajmëruar se Kurti sot do ta nënshkruajë Asociacionin:
“Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit. Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit.”
Ua kujtojmë se sot Kurti e pret një ditë e vështirë në Bruksel, ndërsa pritet që rreth orës 17: 15 të përballet me Vuçiqin. Takimi do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme Josep Borrel./FolDrejt/