Reshjet e dendura gjatë ditëve të fundit kanë vështirësuar gjendjen në shumë komuna të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje, sidomos në Skenderaj e Mitrovicë.
Lidhur me këtë gjendje të përmbytjeve ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Duke përmendur gjendjen alarmante në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog, Çitaku ka kërkuar nga qeveria që të mos rrijë duarkryq./FolDrejt/