Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkaktuar një valë reagimesh të shumta në rrjetet sociale, ndërsa ka dashur t’i kundërpërgjigjet liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit kritikoi Kryeministrin Kurti, shkruan Fol Drejt.
Ishte Haradinaj ai i cili në një emision televiziv para disa ditësh tha se Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg, duke thënë se raporti i Kurtit me Serbinë është e dyshimtë.
“Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgjet e Serbisë. Disa e kanë pësuar keq, disa madje nuk janë gjallë fare, Kurtit i prini fati që edhe nga atje të japë intervistë. Tash ne nuk duhet të gëzohemi që Kurti nuk është keqtrajtuar, por nganjëherë po na jep dilema realisht. Kur po e shohim se si po i trajton mësimdhënësit po na vendos në konfuzion dhe nuk po e dimë me kënd është kryeministri ynë”.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate, ka reaguar sot Feraj:
“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!” – ka shkruar ndër të tjera Feraj.
Por për këtë kanë shpërthyer reagimet në rrjetet sociale, ndërsa në adresë të Ferajt qytetarët nuk e kanë kursyer atë, duke i thënë se kontributi i tij me atë të familjes Haradinaj, është i pakrahasueshëm.
Përveç kësaj, disa kanë kërkuar edhe shkarkimin e tij me urgjencë.
Gazetari Mirlind Behluli ka shkruar se, Kryeministri nuk duhet të vonohet, por ta shkarkojë menjëherë atë.
“Hysamedin Feraj paska shkru qe Ramush Haradinaj duhet me dhane pergjigje pse Serbia ia vrau vellezerit dhe jo ate. Çfare deklarate skandaloze! Feraj, qe merr page prej buxhetit te Kosoves si keshilltar i Albin Kurtit, ofendon luften heroike te Haradinajve. Kryeminstri Kurti duhet me shkarku menjehere.”
Ua kujtojmë që ky diskurs i ashpër po zhvillohet ndërkohë që vendi është duke përjetuar krizë pas krize, e ndër to ajo që e ka goditur sistemin arsimor./FolDrejt/