Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka hedhur ujë Ministrit të Bujqësisë Faton Peci, transmeton Fol Drejt.
Raportimi i Ministrit Peci para Komisionit për Bujqësi, nuk ka shkuar sipas planit.
Musliut i është tërhequr vërejtja disa herë për fjalorin e përdorur, por ajo nuk e ka kursyer ministrin nga etiketimet.
“Unë e falënderoj deputeten për fjalorin e përdorur…” – ka thënë Peci pasi e ka rimarr fjalën përsëri, ndërsa kjo ironi thumbuese nuk e ka lënë Ganën rehat.
Ndërsa Ministri Peci ka shtuar se strukturat e krimit brenda Ministrisë së Bujqësisë kanë një mbështetje politike, duke aluduar se ajo mund të ju vijë edhe nga deputetja Musliu, kjo e fundit e ka humbur durimin, është ngritur në këmbë dhe e i ka hedhur ujë, duke e përsëritur refrenin:
“Ti je rrugaç, ti je rrugaç…!”/FolDrejt/