Vetura Wolkswagen me targa AA 156 HN, e cila ishte duke lëvizur në autostradën Fier – Vlorë, është përfshirë nga zjarri, shkruajnë mediat në Shqipëri, transmeton Fol Drejt.
Shkak i këtij incidenti, duket të ketë qenë një defekt në motor.
Për fat të mirë drejtuesi ka dalë nga makina, pasi ka parë që po dilte tym nga pjesa e parme e saj.
Pas njoftimit rreth orës 4 të mëngjesit forcat e zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e quajtur “Kripa” aty ku vetura ishte përfshirë tërësisht nga flakët, duke u djegur tërësisht.
Njoftimi policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./FolDrejt/