Një grua 58 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është rrahur për vdekje nga djali i saj 24 vjeçar.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Itali. Familja Aicurzio përjetoi një dramë të vërtetë kur Fabiola Colnaghi u rrah brutalisht nga djali i saj Davide Garzia, transmeton Fol Drejt.
Ky i fundit ka lajmëruar vetë policinë, ndërsa tani ndodhet në paraburgim.
Sipas fqinjëve, raporti i tyre nuk ishte aq i mirë, pasi shpesh përfshiheshin në zënka të cilat i dëgjonin edhe ata.
Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet një autopsie për ta konstatuar vdekjen, megjithatë mediat italiane shkruajnë se ajo së pari u godit me grushte në fytyrë, për t’u mos u mjaftuar me kaq. Besohet se djali e rrahu edhe me shkelma, derisa ajo të ketë ndërruar jetë./FolDrejt/