Zyra për Komunikim Publik (ZKM), dje pasdite, nëpërmjet një komunikate njoftoi se në dikasterin e Ministrisë së Drejtësisë është emëruar një zëvendësministër i ri, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Vigan Qorrolli, zëvendësministër të Drejtësisë.
Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi z.Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja” – thuhet në komunikatë./FolDrejt/