Kolonë e gjatë e veturave ka filluar të shihet, si për çdo vit, në pikën kufitare në Merdare, shkruan Fol Drejt.
Është sezon pushimesh, ndaj bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vendet perëndimore po kthehen në Kosovë.
Kolona të gjata, për shkak të fluksit të madh, janë krijuar pothuajse ne secilën pikë kufitare, sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike, bashkatdhetarët po detyrohen të presin 40 minuta. Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.
Kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq pritjet në këtë pikë janë më të vogla deri në 20 minuta./FolDrejt/