Një burim i brendshëm ka thënë për Fol Drejt se një zyrtar i nga kabineti i Ministrit Xhelal Sveçla, është ndaluar nga autoritetet, ndërsa ishte i dehur.
Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për një shofer nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Fol Drejt.
Ngjarja duket se ka ndodhur para disa ditësh, gjë që besohet se ka çuar deri te suspendimi i tij.
.
Fol Drejt ka bërë përpjekje për ta konfirmuar rastin, duke e kontaktuar Divizionin për Komunikim Publik të kësaj ministrie, e më pas edhe direkt Kabinetin e Ministrit, por telefonatave nuk u është përgjigjur askush.
Nuk dihet qartë për cilin zyrtar nga kabineti i ministrit Sveçla bëhet fjalë, siç mbetet ende mister se çfarë vendimi disiplinor është marr ndaj tij, pas këtij rasti.
Fol Drejt i ka dërguar edhe pyetje me shkrim ministrisë, për të kuptuar nëse ka diçka të vërtetë në këtë histori dhe është në pritje të përgjigjes./FolDrejt/