Koalicioni qeverisës, i prirë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar të përçahet. Partia e Ashkalinjve për Integrim, e ka prishur koalicionin, duke mos dhënë justifikime të qarta për këtë akt, transmeton Fol Drejt.
Sipas burimeve të mediumit, pakënaqësitë e kanë “infektuar” një pjesë të mazhorancës, ndërsa ditëve në vijim pritet të tërhiqen edhe dy deputetë.
Për tërheqjen e ashkalive ka njoftuar vetë kryetari i kësaj partie Gani Elshani:
““Njoftim për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim . Prishet koalicioni PAI me VV në nivel qendror. Largohen nga detyra zv.ministri dhe këshilltarët”, ka shkruar Elshani.”
Por i njëjti pas disa minutash ka fshirë nga llogaria e tij në Facebook këtë postim, dhe nuk dihen arsyet përse.
Duhet përmendur se, partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet, Bekim Arifin.
Nuk dihet nëse kjo parti do të tërhiqet përfundimisht nga koalicioni, por një gjë është e sigurt: mazhoranca po kalon nëpër një krizë, e cila mund të sjell vendin përsëri përpara aktit të zgjedhjeve të parakohshme.
Fol Drejt ka provuar ta kontaktojë zëdhënësin e qeverisë Përparim Kryeziun, për të kuptuar më qartë se çfarë po ndodh, por ka qenë e pamundur./FolDrejt/