Gazetari i njohur Yegor Prosvirnin, 35 vjeçar, ka vdekur rrugës për në spital, transmeton Fol Drejt.
Ai ishte kritik i ashpër i Vladimir Putinit, ndërsa kishte paralajmëruar edhe luftë civile.
Prosvirnin, ishte nga Vladivostok të Rusisë , u gjet i zhveshur nën dritaret e një ndërtese në rrugën Tverskaya në qendër të Moskës më 27 dhjetor.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ai vdiq para se të arrinte ambulanca. Gruaja e tij Marina Urusova më vonë konfirmoi vdekjen e tij.
BBC Russia citon fqinjët të cilët, kanë thënë se përpara se të rrëzohej nga dritarja, ishin dëgjuar ulërima dhe të shara./FolDrejt/