Greqi – Po vijon “gjuetia” e policisë për gjetjen e 29-vjeçarit, autor i vrasjes së vjehrrit të tij në Artë.
Prej ditës së djeshme, autoritetet po përpiqen për ta gjetur për ta arrestuar, por ai fshihet në male, ai i njeh shumë mirë, kanë thënë fqinjit e tij, shkruajnë mediat në Shqipëri. Për shkak të punës që e ka bërë prej vitesh ai nuk do ta ketë të vështirë të qëndrojë në mal, megjithatë ka optimizëm se së shpejti do të gjendet.
29-vjeçari ka qëlluar dhe ka vrarë me katër plumba vjehrrin e tij, ndërsa ka qëlluar edhe në drejtim të ish-bashkëshortes. E pas krimit, autori dyshohet se është larguar drejt malit pas asaj që ndodhi në oborrin e vjehrrit.
Ndërkohë makina me të cilin 29-vjeçari u arratis, u pikas nga policia në kufirin Arta-Aitoloakarnania , ndërsa sipas efektivëve të policisë, 29 – vjeçari është pritur nga një bari i zonës, të cilit tha se ka dalë në mal, pasi ka probleme me të afërmit.